Zbulohet emri i djalit të Lorik Canës

By

Kapiteni i kombëtares shqiptare sot u bë baba për herë të parë. Gruaja e tij Monika solli në jetë një djalë të shëndoshë ndërsa nuk u dhanë detaje të tjera.

Emri i djaloshit për shkak të kohës së shkurtër dhe opsioneve të shumta ende nuk është vendosur.

Por siç rëndom pritej, natyrisht se mendohet që djali të ketë emër me kuptim shqip. I kontaktuar nga WHO, babai i Lorikut ka deklaruar se emri Bojken është alternativa më e pëlqyer.

A do të quhet kështu djali i Canës mbetet të shihet teksa Prive i uron shëndet e fat në jetë trashëgimtarit të kapitenit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm