Zbulohet e dashura e Edis Kurajës? (FOTO)

By

Vitet kanë kaluar nga lidhja me Diellza Kolgecin, por Edis Kuraja mbahet mend për të gjithë po me atë romancë që zgjati nga viti 2008 deri në 2011.

Nga ajo kohë nuk është përfolur shumë mbi jetën private të ish-basketbollistit.

Kjo për faktin se Kuraja ka preferuar të mbajë një profil më diskret duke mos ndarë copëza nga jeta private që për një mashkull si ai nuk kishte se si të mos ishte me të reja.

Pak nga këto, ai ka zbuluar sot përmes një fotografie.

Në të, Kuraja shihet i shoqëruar nga një vajzë bjonde rrugëve të Selanikut.

Nuk dihet identiteti i saj por besohet që është vajza që i ka vjedhur zemrën tash e një kohë ish-basketbollistit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm