Reperi i famshëm kosovar, B52 vdiq këtë të diele në New York.
Siç merr vesh Prive, ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi pësoi sulm në zemër.
B52 kishte emigruar nga Prishtina në New York, e emri i tij ishte Gëzim Hajdini.
“R.I.P B52. Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!”, shkruhet në njoftimin e faqes së labelit TBA, The Bloody Alboz në Facebook.