‘E imja’ rikthen Kiddan me projekt të ri

By

Reperi i ri por mjaft premtues Kidda është rikthyer me një projekt të ri.

Pas një pauze disa mujore, ai ka publikuar këngën ‘E imja’ që mban vulën e DJ A-Boom i cili tash e një kohë punon me Noizyn.

Për realizimin e videoklipit është përkujdesur produksioni i Azet në Gjermani që ka nxjerr një produkt mjaft në nivel.

‘E imja’ s’do jetë projekti i vetëm për një kohë. Siç edhe paralajmërohet në fund të klipit, Kidda tashmë ka të qartë idenë e këngës pasuese. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm