Zbulohet arsyeja e shkuarjes së Dua Lipës në Tiranë (FOTO)

By

Me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, do të mund të mobilohet kopshti 42 në Tiranë që po ndërtohet nga e para pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e shoqëruar nga i dashuri i saj, vëllai i 2 supermodeleve Hadid, si dhe gjithë familja e saj erdhën në Tiranë për të dorëzuar personalisht këtë fond e me këtë rast nuk mungoi dhe takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por si mirënjohje nuk munguan dhe një sërë dhuratash që i ishin rezervuar Lipës dhe familjes së saj nga kryebashkiaku.

Thjeshtësia e këngëtares me famë botërore nuk kaloi pa u komentuar dhe nga Kryeministri Rama pas takimit që zhvilloi me të në Pallatin e Brigadave.

Rama e përshkruan Lipën si një vajzë të mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, “e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”.

Artikuj të ngjashëm