Siç është bërë e ditur tash e disa ditë, humoristi Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të dytë komedi, pas ‘Dy gisht mjaltë’.
Filmi do të titullohet ‘I love Tropoja’ dhe tashmë është në fazë xhirimesh.
E pasi konfirmoi se Enca do jetë pjesë e filmit, Ermali ka zbuluar një tjetër personazh simpatik.
Fjala është për aktorin Irgen Cela i cili poashtu është pjesë e kastit dhe pa dilema do të jetë një vlerë e shtuar në këtë komedi. Ai në këtë film do të jetë shoku i Drejtorit.
Cela është i njohur për rolet e shumta të tij në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ teksa spikatë më së shumti me pikat e humorit me kolegun e tij Florjan Binajn si ‘dy policët’. /Prive.al