Zbulohet: A do ketë sezon të ri të ‘Çka ka shpija’?!

By

Me sezonin televiziv i cili tashmë ka nisur, shumë prej programeve kryesore në ekranet kosovare janë rikthyer në transmetim.

Por, janë dy prej serialeve kryesore ato që akoma nuk kanë nisur transmetimin.

Krahas ‘O sa mirë’ si suksesi absolut i cili vjen së shpejti në Klan Kosova, rikthim në sezonin e ri do ketë edhe për ‘Çka ka shpija’.

Konfirmimin për sezon të ri e ka bërë të ditur vetë Naser Rafuna, përmes një postimi nga provat.

Duket se edhe këtë herë nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në kastin e aktorëve me vetë Rafunën, Gresa Pallaskën, Irena Cahanin e madje edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcin që do jenë pjesë e sezonit të ri.

Transmetimi, besohet të nis në televizionin publik pasi të përfundojë maratona e transmetimeve me karakter politik në prag të zgjedhjeve lokale të 22 Tetorit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm