Fundjavën e kaluar, Albina Kelmendi në dasëm larg mediave kurorëzoi dashurinë me biznesmenin Valon Vataj.
Menjëherë pas ahengut, me të përfunduar gjithçka, çifti mori rrugë për muajin e mjaltit.
Ishujt Maldive ishin zgjedhja surprizë e Valonit.
Por, një tjetër plan e pret Albinën me t’u kthyer në Kosovë.
Burime të Prive kanë konfirmuar se ajo do të konkurojë bashkë me familjen e saj në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës.
Për më shumë detaje nga ky lajm, dhe risi të tjera nga rubrika “E vërtetë, e pavërtetë”, ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al