Princi Harry dhe Meghan Markle sapo janë bërë prindër të një vogëlushi Archie Harrison. Duka dhe Dukesha e Sussex mezi po presin të fillojnë një jetë të lumtur si familje në shtëpinë e tyre të re në Windsor.
Por për tu kthyer prapa nê historinë e familjes mbretërore, ka një rrëfim interesant.
Prindërit e Princit Harry, Princi Charles dhe Princesha Diana dita ditës po bëheshin të palumtur dhe argumentonin shumë edhe rreth princit të ri.
Andrew Morton në librin e tij “William dhe Catherine: Jeta e tyre, dasma e tyre”, zbuloi se si palumturia e prindërve të Harry-t ka ndikuar te ai duke i thënë babit të tij Princit Charliw, “Të urrej”, transmeton Prive.
Ai shkruan se një rast, “Harry kur ishte i vogël sulmoi të atin, duke i gjuajtur me grushta në këmbë”.