Zbulohen artistët që do të performojnë në koncertin e Elvana Gjatës

By

Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.  22 qershori paraqet një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

“Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super shoë, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit”, shkruante Elvana në njoftimin e koncertit të saj.

Për koncertin madhështor që artistja do të zhvillojë në stadiumin Air Albania u përfol se Elvana do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve.

Tani këta emra janë publikuar e kështu duke rritur edhe më tepër entuziastin për 22 qershorin. Në koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O.

Artikuj të ngjashëm