Zbardhet sherri për Luanën: Arrestohet 31 vjeçari që po e përndiqte

By

Është zbardhur sherri në të cilin është përfshirë mbrëmjen e djeshme prezantuesja Luana Vjollca së bashku me të dashurin e saj dhe një shtetas tjetër që e përndiqte prej kohësh.

Bëhet fjalë për 31 vjecarin Besmir Lila, i cili prej kohësh ka përndjekur prezantuesn Vjollca. Pas zenkës që është bërë në zonën e Unazës së re në Tiranë, policia ka arrestuar në flagrance rreth ores  23:00, shtetasin Besmir Lila, 31 vjec , banues në Lundër, i cili është konfliktuar fizikisht edhe me të dashurin e Luanës, Krenar Cocajn.

Ngjarja

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”, shtetasi Besmir Lila ka ndaluar për t’i folur shtetases Luana Vjollca, të cilën e përndjek në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që 31 vjecari nga Tirana ka goditur ka goditur me grusht, mikun e prezantueses shqiptare , 29 vjecarin, Krenar Çocaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Besmir Lila, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.

Artikuj të ngjashëm