Reperi i njohur Noizy, emri i të vërtetë i të cilit është Rigels Rajku ka qenë në miqësi të ngushtë me biznesmenin 40-vjeçar, Hekuran Billa që ngeli i vrarë tek Qendra Kristal, në zonën e Komunës së Parisit.
Dosja.al ka zbuluar se reperi dhe Hekuran Billa janë njohur në vitet 2002-2005 në Londër, në “street fighting”, (ndeshjet e rrugës).
Hekuran Billa, që asokohe njihej me emrin Hernand Bilali, u bë shok dhe mbështetës i fortë i Noizyt, dhe siç rrëfejnë burime të afërta të të dyve për Dosja.al, miqësia vazhdoi edhe gjatë kohës kur Billa u arrestua në Shqipëri për vrasjen që kishte kryer në Angli, ku qëlloi për vdekje, 22-vjeçarin Prel Marku.
Noizy e ka vizituar shpesh Billën në ambientet e vuajtjes së dënimit nw burgun e Fushw-Krujws, megjithëse në asnjë prej rrjeteve të tij sociale nuk ka një detaj që e lidh atë me viktimën. Asnjë postim ose dedikim për miqësinë mes të dyve nuk rezulton pas vdekjes.
Dosja.al kontaktoi dje me reperin, por ky i fundit, nuk ktheu asnjë përgjigjie për shoqërinë me viktimën.
Hekuran Bila u ekzekutua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.
Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.