Ishte mesi i muaji Qershor të vitit të kaluar kur Prive bëri publik lajmin që ikona e bukurisë Zana Krasniqi është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së dytë.
Nga ai moment, më nuk u kuptua asgjë për foshnjen që pritej të vinte në jetë për faktin se ish-Miss Universe Kosova nuk ishte bërë e gjallë në rrjete sociale që prej vjeshtës së vitit 2015.
E sonte në mbrëmje, më në fund Zana ka thyer heshtjen!
Ajo ka postuar një fotografi me fëmiun e dytë duke zbuluar gjithçka, nga gjinia e deri tek emri.
Pas djalit, Krasniqi është bekuar me një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Dua.
Zana mbetet po e njejta për nga bukuria të cilën duket se ia ka transmetuar edhe princeshës së vogël e cila në pak muaj pritet të mbush 1 vit. /Prive.al/