Zana Krasniqi rrëfen kohën kur refuzonte të fotografohej me Donald Trump

By

Javë më parë, me anë të një postimi me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, Zana Krasniqi konfirmoi se po i hyn rrugëtimit politik në garë për këshilltare komunale.

Ndonëse ajo po i hyn politikës, Zana flet edhe për eksperinecën e saj si modele.

E ftuar së fundmi tek “Rudina” me Rudina Magjistarin, ajo na kthey pas në kohë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se si e ka kundërshtuar fotografin e njohur, Fadil Berisha, kur ai i ka kërkuar të pozojë në një foto me Donald Trump.

“Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre”, u shpreh ajo.

Modelja shqiptare në krah të Donald Trump - Opinion.al

Por ajo përfundoi duke bërë një fotografi krah Trump dhe në intervistë kujtoi edhe si u ndje.

“Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk m’u duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze”, vazhdoi ajo tutje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm