Me një postim që bëri në instagram ditë më parë, më në fund e pranoi se po pret fëmijën e saj të parë.
Por ajo nuk po duket aspak si një grua që po pret fëmijë. Të paktën në fizikun e saj.
Këngëtarja e famshme Zaimina Vasjari, ka ruajtur në mënyrë perfekte format e trupit, duke mos shtuar as edhe një kilogram. Madje, edhe barku që do duhej të ishte i fryrë, nuk duket i tillë në trupin e saj.
Sidomos në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram, ajo të jep përshtypjen se është modele që po pozon për koleksionin e fundit të ndonjë marke rrobash. /Prive.al