Është natyrë pa komplekse e këtë e ka demonstruar që në start të karrierës së saj. Është e pamundur të mos bie në sy Zaimina Vasjari në çdo dalje publike, edhe pse kohëve të fundit ato i ka rralluar.
Mirëpo, pavarësisht që nuk e shohim shumë në ekran, Vasjari e ka demonstruar sërish që nuk ka komplekse madje pa ngurruar ka shfaqur barkun e rrumbullakosur që e ka mbushur plot dashuri.
Përpos, barkut mbrëmë Zaimina bëri hapin e madh, duke prezantuar partnerin e saj për më shumë se 13 vite Klodian Asllanin.
Çifti që tashmë do të bëhen prindër ka kohë që janë duke bashkëjetuar, e në mënyrë indirekte Zai na shuan kurreshtjen se si duket shtëpia e tyre.
Në plan të dytë të fotografive vihet kuzhina e çiftit që duket të jetë tejet luksoze./Prive.al