Yllka Kuqi reagon pas vdekjes së shef-kuzhinierit shqiptar: “A thu a ju vjen turp?”

By

Kosova dje humbi një nga mjeshtrit më prominent të kuzhinës, Përparim Babalija. Ishte pioneri që solli kuzhinën molekulare ne trevat tona dhe specialitetet e tija kane qene unike në çdo aspekt.

Ai ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, dhe ndonëse në këtë fillim prill, kishte bërë thirrje qeverisë të përshpejtonin procesin e marrjes së vaksinave.

Lajmi për vdekjen e tij në moshë shumë të re ka prekur të gjithë, këngëtarja Yllka Kuqi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Ajo ndau postimin e fundit të Babaliajt, i cili kishte bërë thirrje për sigurimin e vaksinave, ndërsa pyet ata që e kanë për detyrë t’i sigurojnë ato se a kanë turp.

“Sot paska ndrru jete, i lehte i qofte dheu! Statusi i tij para 20 diteve…a thu a ju vjen turp sot kur e shihni veten para pasqyres, ju t’cilve i ndjeri iu ka drejtu”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm