Yllka Kuqi është bërë nënë pak muaj më parë.
Ajo solli në jetë një vajzë e cila quhet Luiza.
Këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë nga syri i publikut, duke mos publikuar e folur asnjëherë për këtë pjesë deri në momentin e fundit.
Së fundmi, Yllka ndau një kolazh me foto gjatë periudhës së shtatzënisë duke pyetur fansat cili është muaji i preferuar i grave kur janë në pritje të ëmbël.
Më poshtë mund t’i shihni imazhet në të cilat artistja duket fare pak me bark të rrumbullakosur./Prive.al