Dizenjatorja kosovare Yllka Brada ka korrur suksesin e saj të radhës në arenën ndërkombëtare të botës së modës.
Brada ka lançuar ‘Emotion’ një koleksion i saj, i cili është publikuar në magazinën prestigjioze ELLE.
‘Emotion’ flet për forcën e gruas duke kaluar një mijë vështirësi dhe gjendje shpirtërore.
“Një grua si të gjithq ne që është e fortë por e brishtë në të njëjtën kohë me mijëra anët e saj”, thuhet pos tjerash në përshkrimin e koleksionit.
ELLE është një revistë mbarëbotërore me origjinë franceze që ofron një përzierje të përmbajtjes së modës dhe bukurisë, si dhe shoqërisë dhe stilit të jetesës.
ELLE do të thotë ‘Ajo’ në frëngjisht dhe konsiderohet “një nga botimet më të mëdha në botë të modës dhe stilit të jetesës”, me 45 botime ndërkombëtare që arrijnë në 33 milionë lexues dhe marrin 100 milionë vizitorë unik mujor në 55 platformat e saj dixhitale.