Listës së gjatë të bebeve të rindërve të famshëm, i është shtuar edhe Kridi – vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës.
Me rastin e 1 qershorit, mami Klea ka hapur një llogari në këtë rrjet social me emrin e të voglit.
“Krid Doda gëzuar 1 qershorin jeta e mamit! Gëzuar të gjithë fëmijëve”, ka shkruar Klea përkrah fotos.
Në llogarinë e vogëlushit në Instagram, akoma nuk është publikuar postimi i parë. Sipas përshkrimit të profilit, llogaria menaxhohet nga mami, babai, tezja dhe xhaxhai. /Prive.al