Aktori i Games of Thrones, Jason Momoa fitoi famë pas rolit të Khal Drogo, e që nga atëherë pasuria e tij vlerësohet të jetë 14 milionë dollarë.
Por tani pas përfundimit të serialit që bëri histori “Games of Thrones”, ai reflektoi për ditët kur ky serial filloi të xhirohet në disa vende të Irlandës, duke zbuluar për gjithë fansat e tij se ai për pak mbeti i pastrehë sepse nuk kishe para mjaftueshëm të paguajë fluturimin e të kthehej në shtëpi.
Ai postoi në Instagram duke ju treguar ndjekësve të tij, se si këtë vështirësi financiare e kthej në një aventurë epike. Ai vendosi të jetojë në furgon dhe të shëtisë gjithë Irlandën me shokun e tij Brian Andrew Mendoza.
“Kur po xhironim GOT, kishim pushim. Nuk kishim para të ktheheshim në shtëpi, kështu që vendosëm të merrnim një furgon me qera në Belfast dhe vozitëm rreth e rrotull këtij vendi të bukur, e po kërkonim birrën më të mirë të vendit.” /Prive.al