Yll Limani dje publikoi këngën e tij të re me titull “Harrom”.
Edhe kjo baladë po i ecën mirë pasi me klikime dhe shpërndarje në rrjete sociale është goxha lart.
Këngëtari sot na tregoi se çfarë ndodhë në studio teksa këndon, madje derisa ishte duke e bërë këngën e re bashkë me producentët.
“Respekte per @gzimlazri & @fatjonmiftari; mu shpirtin kanga, une shpirtin ktyne, ne fund, ja ka vlejt”, ka shkruar artisti.
Projekti deri në këto momente ka arritur gjysmë milioni shikime në youtube./Prive.al