Këngëtari i njohur shqiptar, tekstshkruesi i këngëve të tija e të të tjerëve, po publikon një projekt jo shumë kohë pasi lansoi një këngë.
Yll Limani që së fundmi publikoi këngën “Nuk po kalojka” të punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, po sjellë një tjetër këngë.
Artisti ka dhënë lajmin në rrjetet e tij sociale dhe ka dhënë edhe një varg të këngës së re! “Pse je me to? Kur nuk e do”, është një pjesë e tekstit nga Limani.
Ai nuk ka dhënë megjithatë një detaj se kur pritet të lansohet kënga e tij e re!