Është njëri nga tundimet më të vështira të kësaj bote!
E pre e kësaj, ka rënë edhe këngëtari Yll Limani, që vështirë se do t’ia dalë pa e përlarë të tërën.
Fjalë është për një copë fli, ushqim tradicional pas së cilit shqiptarët lënë kokën. Por në anën tjetër, një copëz nga tepsia e këtij ushqimi, vjen me nja 2000 kalori bakshish.
Por në fund të ditës, jetohet për kësi lloj kënaqësish të vogla, e Ylli nuk ka aspak faj kur thotë në fotografinë e publikuar në Instagram, se Zoti të sprovon në mënyra të ndryshme!
Të bëftë mirë Yll!