Dua Lipa së fundmi përjetoi një goditje sa i përket karrierës së saj muzikore.
Albumi i saj më i ri rrodhi në internet dy javë para publikimit zyrtar, dhe si rrjedhojë ajo u detyrua të zhvendoste datën e publikimit.
Siç ishte paraparë të publikohej me 3 Prill, tani albumi do të publikohet pas tre ditësh me datë 27 Mars.
Albumi i saj ishte produkt i një punë 2 vjeçare, dhe publikimi i tij ilegal do të dëmtonte karrierën e këngëtares duke marrë parasysh situatën ku gjendemi që e bën të pamundur për këngëtaren të promovojë punën e saj.
Nga të famshëm që përkrahen këngëtaren është edhe Yll Limani, i cili në llogarinë e tij shkruan se në momentin që Dua të lansojë albumin e saj, të gjithë përdoruesit ta përkrahnin në çdo mënyrë të mundshme.