Siç edhe ishte paralajmëruar, pas orës 19:30 nisi ardhja e mysafireve të Valdrin Sahitit në ‘Altar’ – Tiranë.
Ndonëse darka ku shpaloset koleksioni është private, pjesa e hyrjes me tapet të kuq ka qenë e qasshme për fotografë që kanë shkrepur imazhe të disa prej femrave më të fuqishme në estradën shqiptare.
Elvana Gjata ka parakaluar vetë e dyta, e shoqëruar nga Jonida Vokshi kurse më pas, tapetin e kuq e kanë shkelur Liberta Spahiu, Leonora Jakupi e Sellma Kasumoviq.
Pritet ardhja edhe e këngëtareve tjera
(lajmi në përditësim)