Këngëtari kosovar i njohur me nofkën Xuxi që së fundmi ka aderuar edhe në partinë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pasur kritikë për paradën e komunitetit LGBT që u mbajt në Prishtinë me 10-të tetor.
Në profilin e tij në facebook, ai ka shkruar se ka gjëra që në atë mes e kanë penguar e po ashtu, e ka kritikuar edhe Hashim Thaçin për pjesëmarrje në paradë.
“LGBT dje u mblodhen ne sheshin e shenjte te Skenderbeut. Per te promovuar vlera Europiane!?
Ajo qe me pengoj me shume janë ata te cilët kan dal qe t’i përkrahin e qe nuk e din as çka do te thotë LGBT!!! Mo Zot ma keq ! Deri sa paria jone Presidernti H.TH ishte i rreshtuar bashke me ta!,Ne Beograd Erdogani ateron me 185 biznismene per te investuar miliarda euro! Kurse tek ne investojnë Xhamija dhe ju shitet KEDSi, Aeroporti etj dhe përfitime nga to nuk ka asnjë nga qytetaret!
Vec perpara Politikan muleni ne party te LGBTse!!!
Me këtë status ai ka ngritur polemika në mesin e ndjekësve të tij në Facebook, të cilët i kanë komentuar atij për këtë çështje.
Përndryshe, Xuxi njihet si njëri ndër artistët më të përkushtuar karshi fesë myslimane. /Prive.al