Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha kanë qenë të dyja në të njëjtën mendje kur vjen puna për të kombinuar dy veshje të markës së njohur luksoze Louis Vuitton.
Që të dyja vajzat kanë zgjedhur të bëjnë të kenë në garderobën e tyre këtë verë një kombinim i sugjeruar nga vetë shtëpia e modës Louis Vuitton që në total kap shifrën e plotë 2330 eurove.
Kostumi që është më trendi në këtë verë, këmishë dhe pantallona serioze të shkurtra, me logon e markës. Ato shiten veçmas, pantallonat që kushtojnë 1300 euro dhe këmisha që kushton 1200 euro, e që materialin e kanë krejtësisht të njëjtë.
E dyshja sapo bënë xing me përzgjedhjen e tyre të veshjeve, po që dallon nga njëra tjetra është mënyra se si vajzat e kanë veshur, duke shfaqur domosdoshmërisht individualitetin e tyre!
Krijuesja e hitit “Fustani” e veshi këtë kombinim në festën e organizuar për ditëlindjen e Era Istrefit, veshje me të cilën kishte postuar edhe foto kohë më parë në Instagram. Na del që Elvana është nga ato vajzat që nuk e ka problem të vesh gjërat e njëjta përsëri.
Aurela Hoxha u pa me të njëjtën veshje LV kur publikoi një foto mëngjesin e 10 Korrikut në Instagram krah nënës së saj, duke i uruar ditëlindjen. /Prive.al