Xhuli zbulon këngën e Artës që “e dëgjon qe 15 vite”

By

Se ish konkurrentja finaliste e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura dhe këngëtarja Arta Bajrami janë shoqe, na e kanë dëshmuar shpeshherë me postime të ndryshme.

Por, se Xhuli është fanse e muzikës së mikeshës së saj, mbase edhe s’e kemi ditur.

Por, ish protagonistja e BBVK, pos që e pëlqen repertuarin e Artës, ajo ka zbuluar po ashtu edhe këngën e saj favorite.

Bëhet fjalë për “Asnjë milimetër”, hitin e dikurshëm të Arta Bajramit, e të cilin Xhuli po e dëgjon akoma edhe shumë e shumë vitesh që prej publikimit.

Këtë detaj ajo e zbuloi përmes një storie të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Artikuj të ngjashëm