Xhuli flet për personin që po njihej jashtë

By

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli në një bisedë që kishte me Gresën, ka folur përsëri për personin me të cilin ishte duke u njohur para se të hynte në këtë format televiziv.

Ajo e ka komentuar qëndrimet që ai mund të ketë nga jashtë, teksa ka thënë se respekton çfarëdo lloj komenti të ketë bërë personi në fjalë.

“Pyetja që mu bë mua në dhomë të lojërave diçka për të kaluarën, thash ‘unë e vlerësoj shumë, nuk kemi qenë në lidhje por kemi qenë duke u njoftuar, e respektoj dhe e vlerësoj prap çfarëdo komenti të ketë bërë’”, ka thënë Xhuli.

“Mirë kemi qenë jashtë, edhe pse rrugët e tona janë ndarë dhe mendoj se kështu duhet të jetë”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm