Xhensila zgjedh fustanin e martesës?!

By

Tashmë dihet! Dasma e shumëpritur e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut na pret këtë vit.

E me muajt e verës që po afrohen, duket që çifti po merret me secilin detaj në mënyrë që çdo gjë të jetë brenda pritshmërive.

Xhensila duket të jetë në rregull, edhe në pjesën më të rëndësishme, fustanin!

Këtë e ka lënë të kuptohet përmes një postimi ditën e djeshme e cila duket se i është kushtuar vetëm një gjeje – zgjedhjes së fustanit.

Këngëtarja simpatike ka postuar fotografi nga Altar në Tiranë me Valdrin Sahitin ku shihet duke diskutuar mbase për fustanin që e ka ëndërruar gjatë.

VIDEO MË POSHTË

big brother

Se Valdrin Sahiti do jetë dizejnatori i zgjedhur për këtë pjesë, Xhensila e kishte konfirmuar pak javë më parë në Prive në një intervistë me Vlorijan Halilin ku shpalosi gjerë e gjatë detajet e planeve të muajve në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm