Aktori i njohur shqiptar Bes Kallaku, ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale, se ai është pjesë e filmit amerikan ‘The Brave’ duke postuar trailerin e tij.
Disa xhirime të këtij filmi ku luan Louis Mandylor, janë bërë edhe në Shqipëri.
Videon të cilën Besi e postoi në profilin e tij e mori padyshim Xhensila Myrtezaj, bashkëshortja e artistit, për t’i thënë se sa krenare ndjehet ajo për të.
Dedikimi që këngëtarja ia bëri burrit, është shumë emocionues.
‘Ne jete jane dy dite te rendesishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse…
Ti ke lindur per te lene gjurme dhe une jam krenare qe rrugetoj bashke me ty ne te mbrekullueshmen jete…
Ke bere gjene me te bukur por me te veshtire deri tani ne jete, ke bere njerezit te buzeqeshin, dhe sic e thua edhe vete Buzeqesh sepse ne kurre nuk do qeshim dy here me te njejten shaka, ama do qajme disa here per te njejtin problem.
Ky eshte vetem fillimi, sepse une di qe ti do ngjitesh shume lart dhe do kthehesh prap per ti dhene doren dikujt tjeter…
Krenare per ty’, ka shkruar ajo.
Ky postim nuk kaloi pa u komentuar nga Besi, i cili tha: ‘hau cme ke emocionu, i lumtur qe tkam’.
Ju kujtojmë që çifti janë në pritje të fëmijës së parë i cili pritet të vijë në jetë shumë shpejtë./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BkxxpvInQ7X/?taken-by=xhensilamyrtezaj