Xhensila pritet të na mahnitë sonte, ky është ekipi që po kujdeset për të (FOTO)

By

Edhe pak orë kanë mbetur deri te paraqitja e saj si nuse.

Me gjithë ato përgatitje, tërë këtë zhurmë e bukurinë e saj engjëllore, Xhensila pritet të shkëlqejë sonte në dasmën e saj, ku do kurorëzojë me martesë dashurinë disavjeçare me aktorin Bes Kallaku.

Dasma që do zhvillohet në Tiranë, ka mbledhë rreth vetes një ekip të tërë, që po kujdesen për çdo detaj, ndërsa më e rëndësishmja në këtë mes do jetë pamja e Xhensilës si nuse.

Për këtë arsye, grimerja e famshme kosovare Sellma Kasumoviç dhe stiluesi i flokëve Kaci Lleshi, janë nisur drejt Tiranës për ta çuar deri në perfeksion nusen e famshme.

Ndërsa, Xhensila i ka pritur me lule miqtë e saj nga Prishtina, të cilët sigurisht, do bëjnë mrekulli me fytyrën e flokët e këngëtares.

Deri në mbrëmje, mbetet të shihet puna finale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm