Xhensila Myrtezaj shoqëron fotosesionin e saj të ri të shtatzënisë me një psalm

By

Këngëtarja shumë e dashur, Xhensila Myrtezaj tashmë ka konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, do të presin në jetë fëmijën e tyre të dytë, pas vajzës, Ajka.

Për të përjetësuar këtë rrugëtim të saj, Xhensila Myrtezaj ka realizuar edhe një fotosesion të cilin e ndau ne Instagram.

Për më tepër ajo shoqëroi këtë postim me një psalmin 127:3-5 që thotë:

“Ja, fëmijët janë një trashëgimi nga Zoti, fryti i barkut është një shpërblim. Si shigjeta në dorën e një luftëtari, kështu janë fëmijët e rinisë. Lum ai njeri që ka kukurën plot me to; Ata nuk do të kenë turp, por do të flasin me armiqtë e tyre te porta.”

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm