Xhensila Myrtezaj shkëlqen në festën e beqarisë (FOTO)

By

Fundi po i vie edhe beqarisë së saj. Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, po kurorëzon dashurinë e saj disavjeçare me aktorin Bes Kallaku.

Ata do martohen këtë të premte me një ceremoni që është paralajmëruar të jetë madhështore, diku në Tiranë.

Dhe ajo sigurisht, do bëhet ndër nuset më të bukura që kemi parë ndonjëherë.

E festa e beqarisë së saj, iu ngjanë filmave të Hollywood-it, e magjishme.

Ajo mori një surprizë nga miket e saja më të mira, të cilat kishin organizuar gjithçka e menduar për çdo detaj.

Kështu, i erdhën të radhitura me bluza që mbanin mbishkrimin “Ekipi i Nuses”, duke vazhduar më pas në një festë në një anije diku në det, për të përjetuar momente të lumtura bashkë me nusen e ardhshme, ndërsa Xhensila, po rrezaton dashuri e lumturi për atë që po e pret. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm