Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj vijon të mbetet super aktive në mediat sociale.
Herë duke publikuar fotografi e herë detaje të tjera përfshirë edhe ato nga sfera e muzikës.
Kësisoj, së fundmi Xhensila njoftoi se së shpejti po vjen projekti i saj më i ri muzikor i titulluar “Netët e vona”.
Në postimin e ndarë në Instagram, ajo ka etiketuar edhe Noizyn e Elgit Dodën, derisa bashkë shiheshin duke punuar në studio.
Ajo numëron bashkëpunime me të dy artistët, ndërsa edhe “Netët e vona” mund të jetë bashkëpunim tjetër i tyre.
Gjithsesi, fjalën e fundit e jep Xhensila, prandaj mbetët të presim!