Është një prej këngëtareve më të mira shqiptare, por krahas këtij atributi, Xhensila Myrtezaj shquhet edhe për bukurinë e saj mahnitëse.
Por, përkundër këtij fakti, Xhensilën rrallë e kemi parë në reklama apo si imazh i kompanive të caktuara.
E akulli në këtë pjesë është thyer së fundmi, kur Xheni është shndërruar në imazhin e brendit të produkteve kozmetike ‘Sellma’.
Këngëtarja e njohur është fytyra e re që pason Morena Tarakun në produktet e grimeres më të suksesshme në trojet shqiptare.
Në disa prej fotografive profesionale të realizuara për këtë qëllim, Xhensila ka marrë gjithë vëmendjen me pamjen e saj mahnitëse të kuruar nga grimerja dhe Kaci. Për fotot që shërbejnë në kampanjë është përkujdesur Norik Uka.
Për të mos i lënë shumë vend fjalëve, hidhni një sy imazhit të mëposhtëm. /Prive.al/