Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar së fundmi më 9 prill ditëlindjen e saj.
E për datën e rëndësishme artisja ka organizuar edhe një super festë për të festuar me miqtë dhe fëmijët e saj, teksa mungesë nuk shënuan as disa fotografi nga eventi në fjalë.
E pos që Xhensila pozoi e veshur me plot stil e pranë më të dashurve të saj, ajo imazheve të publikuara në Instagram, u vuri edhe një përshkrim që nxiti reagim nga fansat.
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta, më shumë s’ka vend”, shkroi artistja.
Por, për çfarë e kishte fjalën? Këtë e di më mirë ajo.
Gjithsesi, tash e sa kohë Xhensila dhe Besi, ish partneri i saj, kanë ndarë rrugët dhe lajmin mbi ndarjen e tyre e ka konfirmuar publikisht komediani Kallaku.
View this post on Instagram