Pritej shumë bashkimi i tyre në planin profesional. Mozzik dhe Xhensila nuk dëshpëruan duke sjellur projektin ‘Ama dorën’ i cili u pëlqye nga fansat.
Megjithëse kënga nuk eci mirë me Youtube shkaku i problemeve të reklamave të trefisha, kjo nuk i ka lënë aspak shenjë dyshes.
Ata kanë performuar mbrëmë në Moscow Club përpara qindra fansave të mbledhur për t’i dëgjuar.
Nga çfarë tregojnë videot nga ky klub i Tiranës, atmosfera ishte impozante. E pos hitit të përbashkët, u interpretuan edhe këngët solo të artistëve.
Ndryshe, Xhensila dhe Mozzik së shpejti do sjellin prodhime të reja muzikore që mendohet të konkretizohen brenda disa muajve. /Prive.al/
https://instagram.com/p/9Pl7MNobHn/