Noizy shpalos arsenalin: Dafina Zeqiri i lë mesazh të koduar

By

Ky vit duket të jetë i nxehtë për nga prodhimtaria artistike e Noizyt.

Lideri i OTR ka punuar fort në studio për një ‘arsenal’ projektesh muzikore të cilat i ka zbuluar sonte përmes titujve.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku në një listë me tituj deklaron që duhet mbajtur mend këto këngë.

Disa prej tyre janë në bashkëpunim por nuk ka zbuluar se me kë.

Megjithatë, ka mjaftuar një mesazh i koduar nga Dafina Zeqiri për të kuptuar përmes komenteve se njëra nga këngët është në bashkëpunim me këngëtaren kosovare.

Mbetet të shihet me kohën se kur do publikohen këto krijime muzikore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm