Vetëm pak ditë para dasmës së shumëpërfolur, mikeshat e Xhensila Myrtezajt i organizuan asaj një festë beqarie surprizë në një jaht, ku mbërriti edhe një balerin gjysmë i zhveshur i cili kërceu për të argëtuar vajzat dhe nusen e ardhshme.
Këtë Besit ia rikujtoi në emisionin ‘Xing me Ermalin’ moderatori Ermal Mamaqi i cili si për të marrë hakun, i organizoi një festë beqarie me striptizëm mikut të tij në mes të studios, shkruan Xing.al.
Vetëm se striptistja me të cilën do të luante lojën e zhveshjes Besi, nuk ishte as më pak e as më shumë se Olta Pils, kampionia e bodybuilding.
Aktori dhe Olta nisën të luanin lojën dhe dalëngadalë filluan të zhvisheshin, derisa Kallaku përfundoi pa këmishë e pa çorape ndërsa Olta vetëm me bikini.