Të gjithë e mbani mend këngën ‘Kukavica’ të Cecës, e nuk iu ka ikuar as version në shqip i kësaj kënge.
‘O qyqan’ që e solli në shqip Xhemile Veselaj ishte kryetitull i medias rozë gjithandej, madje edhe vetë protagonistja zgjodhi Prive-n për të rrëfyer rreth saj.
Por nga ajo kohë e deri më tani ajo nuk ishte në gjumë por krijoi diçka të re e shumë të nxehtë.
Xhemilja ka realizuar videoklipin e këngës së saj më të re që vjen komplet ndryshe.
Madje Prive ka siguruar një fotografi ku në njërën nga skenat ajo puthet me një vajzë, teksa mashkullin e zhveshur e injoron./Prive.al