Xeni flet për ndarjen nga jeta të Behar Morinës: “Më vrave në shpirt”

By

Mbrëmë Policia e Kosovës konfirmoi gjetjen e një trupi të pajetë në një fshat të Gjakovës.

Viktima e cila varur në litar ishte instrumentisti i njohur, 38 vjeçar Behar Morina i cili kishte bashkëpunuar edhe me Xenin, me të cilin kishte edhe lidhje familjare.

Ishte pikërisht Shkelzen Jetishi ai i cili kishte gjetur trupin e tij, e ky lajm e ka tronditur atë.

Xeni para pak minutash ka bërë një postim në Facebook duke shkruar:

Shpejt na le o Behar. Më vrave në shpirt.

Edhe miq të tjerë e familjar kanë shprehur ngushëllimet./Prive.al

Artikuj të ngjashëm