Aktori e reperi i famshëm amerikan, kësaj here do të jetë emri që do shënohet në himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit.
E lajmi i mirë në këtë mes, siç edhe raportoi Prive e para javën e kaluar është se këngës me Will Smith dhe Nicky Jam, do i bashkohet edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi.
E përderisa të martën lajmi shpërtheu edhe në mediat ndërkombëtare, Will Smith është ai që e ka zbuluar emrin e këngës, dhe një varg të saj në Instagram, ku ka etiketuar edhe Erën.
“One Life to Live.”, do quhet kënga sic bën me dije Smith, e që në shqip i bie: “një jetë për ta jetuar”.