Vritet një i ri në Ferizaj, dorasi dyshohet të jetë vëllai i Butës

By

Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka vrarë një bashkëmoshatar të tij që vdiq në vendin e ngjarjes.

30-vjeçari që humbi jeten nga të shtënat me armë
30-vjeçari që humbi jeten nga të shtënat me armë

 

Dorasi me inicialet Q.J dyshohet te jetë vëllai i reperit Buta.

Në ndërkohë dorasi i dyshuar është plagosur afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, nga një polic me rroba civile pasi i njëjti s’kishte përfillur urdhrat e policisë dhe ishte drejtuar me armë kah ta.

Pjesëtarët e policisë me rroba civile që ishin në detyrë zyrtare kishin vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kishin filluar fillimisht me urdhra verbalë “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e policisë.

I dyshuari me pistoletë në dorë dyshohet që në një moment i ishte kthyer zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth ka shkrepur në drejtim të të dyshuarit me armën e tij zyrtare.

I dyshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, derisa më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen do të merret Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm