Këngëtari dhe blogeri i njohur nga Maqedonia e Veriut, Amar Ismani ka mbetur i vrarë në një përleshje, derisa dy persona të tjerë janë lënduar pas një përleshje masive në Plastiçarska të Shkupit.
Policia ishte njoftuar fillimisht në orën 23:40 se në bulevardin Nikolla Kareva ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në orën 23:45 është raportuar se një person me inicialet T.A ka përfunduar i plagosur me armë zjarri, i cili është transferuar në Spitalin Komunal Naum Odridski.
Qendra e urgjencës raportoi në orën 23:51 se kishin ndaluar dy persona, gjithashtu me plagë me armë zjarri.
Bëhet fjalë për personat O.B dhe A.I. nga Shkupi. Në orën 00:45, Qendra Emergjente njoftoi se ka ndërruar jetë personi A. I, i cili është këngëtar i njohur.