VOGUE për stilisten shqiptare: “Të gjithë sytë janë në Nensi Dojakan”

By

“Të gjithë sytë janë te Nensi Dojaka”, kështu shkruan Vogue për stilisten shqiptare.

Shkrimi më pas vijon:  “Ajo është një fenomen, fituesja aktuale e Çmimit LVMH, sfilata e së cilës ishte një sensacion i plotë i modës – një koleksion që ngriti punën e saj dhe reputacionin e Londrës si një platformë për talentet e rinj, në një nivel që ndihej sikur mund të rivalizonte gjithçka që shihet në një pistë në Paris. Pamja e saj rrezatonte magjepsje, sofistikim, erotizëm delikat – një pamje e plotë e vetëbesimit të trupit të femrës, e përmasave tashmë për herë të parë për ta shtrirë atë fuqi tek gratë me kthesa krahas trupave standarde të tipit model”.

Dojaka mundi afërsisht 1,900 aplikantë nga 110 vende për çmimin, i cili vjen me një shpërblim prej 300,000 euro dhe një vit stërvitje nga ekspertët në LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton.

View this post on Instagram

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Artikulli në Vogue më tej e vendos stilisten në një pozite shumë të veçantë në industrinë e modës për shkak të stilit që ajo sjell. “Ajo që e vendos Dojakën në një pozitë udhëheqëse është të kuptuarit e saj të klasit se si ta përballojë atë me gjakftohtësi dhe besim; inteligjencën që ajo ka për zgjedhjen e opsioneve për t’u mbuluar gjatë zhveshjes”.

Në prapaskenë, gjithçka që ajo tha për punën e saj ishte, “Unë thjesht doja të prezantoja pak më shumë një koncept më të gjerë se çfarë mund të jetë një grua.” Megjithatë, brenda asaj përulësie, ajo po ofron udhëzime që i bëjnë gratë të duken dhe të ndihen mirë, dhe të sigurta, nga çdo kënd dhe vijë shikimi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm