Një foto që nuk e kemi parë më parë, të cilën e ndau nëna e saj, na paraqet Dua Lipën si një vogëlushe tejet të ëmbël.
E ëmbël edhe sot por më një hije të rëndë elegance, Dua Lipa është ndër emrat që do të mbesë gjatë në historinë e muzikës, duke kaluar të gjithë kufijtë e pritshmërive.
Nëna e saj, Anesa Lipa ndau këtë imazh në llogarinë e saj në Instagram, për të numëruar edhe tre ditët e mbetura deri tek lansimi i projektit të saj të ri – projekt ky qe do të hapë një ‘epokë të re’ për artisten, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo.
Projekti i saj i ri tejet i anticipuar, ‘Don’t start me now’ pritet të lansohet më 1 nëntor. /Prive.al